U nda sot nga jeta, nga çfarë sëmundjeje vuante deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

478
Një lajm i trishtë ishte ai i ndarjes nga jeta të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gjovalin Kadeli.Të tjera detaje nga vdekja e ligjvënësit të qarkut të Lezhës, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Prej kohësh deputeti 53-vjeçar vuante nga një sëmundje e rëndë, siç ishte pankreasi akut. Pavarësisht trajtimeve dhe ndërhyrjeve, Kedeli e humbi betejën e tij më këtë sëmundje. Ai në muajin mars u transportua për mjekim të specializuar në një spital në Itali.
Sigal

JETESHKRIMI

Edukimi:
Fakulteti Juridik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Fakulteti i Shkencave Shoqërore: dega Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Veprimtaria profesionale:
1985-1989: Drejtues (agronom i mesëm) në Ndërmarrje Bujqësore, Lezhë.
1989-1991: Kryetar i degës furnizim-shpërndarje N.B. Treshe.
1994-2005: Biznesmen.
2005-2009: I punësuar në kompanine SH.R.S.F.
Veprimtaria politike:
1991: Anëtar i Partisë Socialiste.
2000-2005: Anëtar i Kryesisë së PS-së, Lezhë.
2005: Kandidat për deputet i PS-së (zona 14)
Kryetar i Partisë Socialiste, Lezhë.
Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së.
Zgjedhur në:
Legjislatura: VII, VIII
Qarku Lezhë.