Asgjësohet qeni i tërbuar në Elbasan, familja e ngujuar prej ditësh pas kafshimit të të zotit

491
Sigal

Shërbimi veterinar Elbasan ka asgjësuar një qen të tërbuar në fshatin Thanë në Njësinë Administrative Gjergjan. Familja Ismail Nasufi e cila e kishte në pronësi qëndronte mbyllur prej mesjavës pasi ishte kthyer kërcënim serioz për jetën e familjarëve dhe fqinjëve të tyre.

Pak ditë më parë qeni kishte kafshuar të zotin e shtëpisë në dorë. Ndërkaq banorët e zonës kishin sinjalizuar policinë për rrezikun e madh që u kanosej nga qeni i tërbuar. Në një situatë të tillë të pazakontë të shtunën në mesditë është bërë asgjësimi dhe groposja e qenit të tërbuar.

Pas asgjësimit me komision është bërë groposja e tij si dhe janë bërë analizat e gjakut dhe dezinfektimi i zonës së infektuar prej qenit të tërbuar. Në Bashkinë e Elbasanit gjatë këtij viti janë regjistruar disa incidente të rënda nga qentë e rrugës, por edhe qentë e shtëpisë.