Numërohen thasët me euro kapur në Durrës, ja sa milionë janë

601
Sigal

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete Toyota Yaris. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro. Dy mjetet Toyta ishin pjesë e një grupi prej 9 makinash që ishin ngarkuar mbi një trajler për t’u transportuar. Ato kishin mbërritur me tragetin Ankona-Durrës në orën 10:00 të paradites dhe u sekuestruan në orën 15:00. Trajleri që i transportonte ishte i kompanisë së Edi Likës, pronar dhe një prej shoferëve që u arrestua. Po ashtu u arrestua edhe djali i tij, Klevis Lika, 19 vjeç.

Hetuesit kanë mbledhur gjurmët e gishtave dhe prova të tjera. Paratë futur në 4 thasë e ndarë në dy mjetet Toyota, ishin nisur nga Belgjika, kishin kaluar tranzit në Itali dhe kishin destanacion Tiranën. Policia shqiptare ishte vënë në dijeni nga Interpol Roma.

Eurot e gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559,  sekuestruar në Portin e Durrësit, kanë prerje 20-she, 50-she dhe 100-she.