Asgjësohen në Vlorë e Kukës, 1383 rrënjë dhe 10 kg kanabis

438
1383 parcela me lëndë narkotike e lloit Kanabis Sativa dhe 10 kg të tjera Kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia në vazhdën e operacioneve antikanabis të ndërmarra në të gjithë shqipërinë.
13 parcela me 1382 rrënjë lëndë narkotike e lloit kanabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në dy fshatra të Vlorë. Lënda narkotike ishte në një lartësi 15 cm-140 cm, e mbjellë në 13 parcela.
Në prangat e policisë është vënë poseduesi i 10 kg Kanabis të cilin e kishte fshehur në sedilien e pasme të makinës së tij, ndërkohë po punohet edhe për kapien e kultivuesve të tjerë.
Në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Përroi i Beunit”, janë gjetur dhe asgjësuar me djegie 9 parcela me 923 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa, me lartësi nga 15 cm deri në 120 cm. 
Ndërsa në fshatin Vodicë, në vendin e quajtur “Pylli i varrezave”, janë gjetur dhe asgjësuar me djegie 4 parcela me 459 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa me lartësi nga 30 cm deri në 140 cm.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Morinë, arrestohet Ahmetaj, ju gjet 10 kg Kanabis në makinë
Shkëlzen Ahmetaj nga Kavajë është vënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që u ushtruar në këtë pikë kufitare, në makinën e tij tip Audi, me targa AA 137 KF, iu gjet e fshehur në sendiljen e pasme rreth 10(dhjetë) kg, lëndë narkotike e llojit kanabis Sativa. 51-vjeçari po e transportonte lëndën narkotike në drejtim të Kosovës.
Policia bëri bllokimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 
Sigal