Asgjësohen 14600 rrënjë bimë narkotike, në pranga 11 shtetas

392
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacionin antikanabis në fshatin Dobrenjë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, pas një pune të mirëorganizuar prej një muaji nga shërbimet e policisë, konkretisht:
1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenë,
6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
11. Andrea Arixhiu, 41 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në parcela të ndryshme.
Në këto parcela u gjetën dhe asgjësuan nga forcat e policisë me anë të djegies 14600 rrënjë bimë narkotike.
Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet e ngritura në këto parcela, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 140 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe dy armë zjarri të llojit automatik, AK-47.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal