Asgjësohen 11 parcela me 1676 rrënjë kanabis

528
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 11 parcela me rreth 1.676 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në 4 fshatra të Vlorës. Këto bimë narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronar, nëpër thellësitë e pyjeve, anës lumit Shushicë, si dhe nëpër përrenj të vegjël, pranë këtyre fshatrave: Kropisht-Vlorë, 4 parcela=650 rrënjë, Markat-Sarandë, 4 parcela=445 rrënjë, Risili-Vlorë, 1 parcelë=296 rrënjë, Shkozë-Vlorë, 2 parcela=285 rrënjë. Lartësia e tyre varionte deri në 25 cm. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Sigal