Gjendet 9-vjeçari në Durrës

493
Sigal

Pas apelit për ndihmë në media dhe një denoncimi në polici, fëmija i zhdukur në Durrës është gjetur. Babai i 9 ­vjeçarit ka thënë se e ka gjetur të birin me një shokun e tij. Kujtojmë se Brajan Plaku, sipas dëshmisë së familjarëve ishte parë për herë të fundit dje në orën 18:00. Ende nuk dihet se ku ka qendruar fëmija nga pasditja e djeshme deri sot në mesditë. Presim që policia të japë në vijim më shumë detaje për këtë rast.