Arrestohet tutorja 22-vjeçare, shfrytëzonte të mitura për prostitucion

50
Policia e Tiranës goditi një rrjet të shfrytëzimit të vajzave minorene për prostitucion nëpër lokalet me muzikë tallava, që drejtohej nga një vajzë 22­ vjeçare dhe dy mikeshat e saj. Njëra prej vajzave tutore aktualisht ndodhet në burg, e arrestuar gjatë një operacioni të muajin maj të këtij viti, që ishte koduar “Tallava 2015”. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes, oficerët e Policisë së kryeqytetit organizuan një tjetër operacion, që e koduan “Silvi”, me emrin e drejtueses së rrjetit, 22­ vjeçares, Silvi Zhuri. Ndërsa mikesha e saj, që bashkëpunonte për të gjetur vajza minorene, të cilat i prezantonin nëpër lokale me muzikë live me klientë të ndryshëm, shtetasja me iniciale A.D. është shpallur në kërkim nga Policia. “Në kuadër të operacionit ‘Silvi’, nga hetimet e kryera, u bë dokumentimi i veprimtarisë kriminale të dy bashkëpunëtoreve të tjera të grupit ‘Tallava 2015’ dhe u ndalua shtetasja Silvi Zhuri, 22 vjeç, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasja A.D..