Arrestohet “skifteri” shqiptar në Athinë

396
Sigal

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke në Athinë pasi akuzohet për disa vjedhje.

Siç raportojnë mediat vendase, 20-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur kryente vjedhje sistematike në rajonin Nea Ionia.

Ai hynte në banesa dhe vidhte para, pajisje elektronike dhe sende të tjera me vlerë.

Deri më tani janë dokumentuar 11 raste të vjedhjeve.