Arrestohet shpërndarësi, shiste kanabis pranë lavazhit

454
Një 24-vjeçarë nga Korça është vënë në prangat e policisë lokale, ndërsa një 22-vjeçarë po proçedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të lloit Cannabis Sattiva. Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve gjatë një operacioni të quajtr “lavazhi” arritën të arrestonin në flagrancë Rafail Malaveci, pranë një lavazhi në lagjen nr.10, rruga “Pano Xhamballa” të Korçës.
Në momentin e arrestimit këtyre dy shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar, me cilësinë e provës materiale 11 doza me bimë të dyshuar si narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Policia sqaron se këto doza, shtetasi Rafail Malaveci, dyshohet se do t`i shiste tek shtetas të ndryshëm.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasit GJ.A ju gjet një dozë në trup, ndërsa 10 doza të tjera, iu sekuestruan personit të arrestuar.
Gjithashtu, me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua edhe një automjet i markës “Fiat”, me ngjyrë të bardhë, me targa, që e kishte në përdorim shtetasi Rafail Malaveci.
Materialet në ngarkim të dy shtetasve, iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal