Pritet në kryeministri Sekretari i Përgjithshëm i NATO

524
Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i Nato-s viziton sot Tiranën. 
Stoltenberg do të ketë takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në këtë vizitë, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në orën 11:40 në kryeministri. 

Sigal

Axhenda e takimeve me kryeministrin Rama

Në orën 10:45 Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Kryeministri Edi Rama
Në orën 11:10-11:40 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.
Në orën 11:40 Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në orën 12.00, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në MPJ Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Sh. T. Z. Jens Stoltenberg.
Ne oren 16:00 Presidenti Bujar Nishani takim në Presidencë me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jens Stoltenberg.