Arrestohet i riu, ishte shpallur në kërkim për vjedhje

469
Një 23-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Burime nga Drejtoria e Policisë Së Qarkut Gjirokastrës bënë me dije se bëhet fjalë për Dritan Ferkollari, banues në Sukth të Durrësit.
Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me datë 9 qershor të këtij viti e dënoi Ferkollarin me dy vite burg, pasi ai një vit më parë në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” të Këlcyrës ka vjedhur 3 kuaj.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Vjedhje e Pasurisë”.
Sigal