Elbasan/ Po kalonte rrugën, autobusi përplas këmbësorin

418
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një mjet transporti mësohet se ka goditur një kalimtar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Personi i aksidentuar, ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një autobus udhëtarësh.

Policia nuk jep detaje lidhur mbi identitetin e personit të aksidentur dhe drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksident.

Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ka marrë dëmtime të lehta.