Arrestohet Drejtori i Emergjencave Civile të Lushnjës

423
Arrestohet Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje, Robert Shtëmbari. Burime policore bënë të ditur se 55-vjeçari është ndaluar prej dy ditësh me urdhër të Prokurorisë Lushnje nën akuzën për kurrupsion pasiv i personit që ushtron funksion publik. “Më datë 02.11.2015, u ndalua shtetasi Robert Vangjel Shtëmbari, vjeç 55, banues në Tirane, pasi Prokuroria e rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.10.2015, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”thuhet në njoftimin e datës 3 tetor 2015 të policisë së Fierit.
Sigal