Arrestohet 49-vjeçari, u denoncua për ngacmim seksual nga një 19 vjeçar

393
Policia e Tiranës ka ndaluar të hënën (16.11.2015) një 49 vjeçar për ngacmim seksual me të mitur.
Në komunikatën për mediat, blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Sokol Metaj, banues në Tiranë.
Ndalimi është bërë pas kallëzimit që ka bërë ndaj tij shtetasi me inicialet R.V.17 vjeç banues në Tiranë, sepse dyshohet se ka kryer veprime të natyrës ngacmuse seksuale ndaj tij më datë 15.11.2015 në rrugën “Anton Ashta”.
Materialet në ngarkim të 49 vjeçarit iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Sigal