Arrestohen 4 persona në Elbasan për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër

617
Katër persona janë arrestuar në Elbasan për sulmin me tritol ndaj Lulzim Kullës në ku mbetën të plagosur tetë persona. Të arrestuarit dyshohet se përdorën 400 gr tritol për të vrarë Kullën më 13 janar 2018.Nga atentati, Kulla u plagos rëndë. 
KUSH ISHTE OBJEKTIVI I SULMIT, LULZIM KULLA
Lulzim Kulla i njohur shkurt si Lul Kulla, është emër i njohur për policinë për shkak të, të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si ‘i forti’ i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.
Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.
Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti.
SI NDODHI ATENTATI NE SHKODER
Më 13 janar 2018 rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.
Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.
Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.
Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.
Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.
Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.
Sigal