Akuzohet për rrëmbimin e vrasjen e Gazment Çollakut, në pranga Denis Shtraza

423
Një 33 vjeçar i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Lushnjës dhe të Tiranës është prangosur mbrëmë si personi i cili dyshohet se është një nga autorët e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së Gazment Çollakut. 34-vjeçari u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit te dy kullat në zonën e Vollgës në Durrës, nga 4 persona të veshur si policë.
Sipas policisë Denis Shtraza, 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestua mbrëmjen e 28 janarit 2016, në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria.
Ndalimi u krye pas një hetimi intensiv.
“Ndalimi i 33-vjeçarit u krye pasi dyshohet si një nga autorët e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së shtetasit Gazment Çollaku. Denis Shtraza u arrestua mbrëmë rreth orës 21:00, në Rinas duke tentuar të largohej nga Shqipëria. Ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshën në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës” 
Sipas policisë personi, është ndaluar pas përgjimit me metoda speciale të të gjithë personave me precedentë penalë.
Sigal