Aksidentoi me automjet dy persona në rrugë, arrestohet 28-vjeçarja

424
Një 28 vjeçare është arrestuar nga policia e Shkodrës për aksidentimin e dy personave.
Blutë kanë ndaluar Armonda Halilin 28 vjeç, banues në fshatin “Guri i Zi”, pasi duke drejtuar autoveturën tip “Mercedes Benz” me targa AA346JN, në segmentin rrugor Guri i Zi – Shkodër, tek degëzimi i rrugës së Kuçi në fshatin Rrencë, ka aksidentuar shtetasit Gj. L. 43 vjeç banues në fshatin Rrencë dhe K. M. 46 vjeç banues ne fshatin Trushë.
Dy personat kanë mbetur të plagosur, por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit mësohet se dy shtetasit kishin zbritur nga autovetura tip “Ford”, që drejtohej nga K.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore” parashikuar nga neni 290 të Kodit Penal.
Sigal