Aksidentohen dy të rinj me motor tek sheshi “Nënë Tereza”

109
Dy të rinj, të cilët lëviznin me motor, kanë mbetur të plagosur këtë të hënë në Tiranë, pasi u përplasën nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në sheshin “Nënë Tereza” .
Të rinjtë, një vajzë dhe një djalë, u transportuan drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Identiteti i tyre ende nuk dihet, ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.