Aksidenti në Korçë, shkak dyshohet përgjumja e shoferit, identifikohen viktimat

420
4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Drithas, rreth 1 km nga aksi nacional Korçë-Pogradec. Mësohet se një furgon mallrash me targa AA108IB ka rënë tek ura e madhe e fshatit Drithas afro 10 metra e lartë, rreth orës 22:40 të së dielës.
Paraprakisht bëhet me dije se drejtuesi i furgonit është shtetasi Ergi Mandinja nga Lushnja, 29 vjeç, i cili mbeti i vdekur ne vend se bashku me 3 shtetasit e tjere, A.H 15 vjec, Delion Qerjeti 24 vjec si dhe Merita Hyka 41 vjec. Mesohet se Merita Hyka dhe A.H. jane banues ne fshatin Orman Pojan te Korces.
4 personat kishin ardhur nga qyteti i Lushnjës për tu furnizuar me perime në këtë zonë. Ata ishin ulur të katër në sediljen e parë të furgonit, pasi pjesa mbrapa ishte me arka bosh të cilat do të mbusheshin me perime ne Lushnje.
Furgoni ka çarë hekurat anësore të rrugës duke përfunduar i përmbysur në lumë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë përgjumja e shoferit. Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
Sigal