Aksidenti i Rrëshenit, vdes në Gjermani vajza nga Kosova, duke shënuar viktimën e dytë

35
Thellohet bilanci i viktimave nga aksidenti i 27 korrikut në Rrëshen, ku dy automjete, në të cilat udhëtonin 2 familje, u përplasën me njëra-tjetrën. Sot ka ndërruar jetë në Gjermani vajza e familjes nga Kosova, duke shënuar kështu viktimën e dytë të aksidentit, pasi më 1 gusht ndërroi jetë E. Bytyçi, 14-vjeç.
Dy automjete, një mjet “Ford” me targë AA776LD dhe një tip “Volksëagen” me targa gjermane BOHY264, u përplasën me njëra-tjetrën pranë një karburanti, dhe si pasojë mbetën të plagosur të 10 personat që udhëtonin me to. Mes të plagosurve ishin dhe dy fëmijë, të cilët fatkeqësisht humbën jetën. Aksidenti i rëndë ndodhi më datën 27 korrik, në dalje të qytetit të Rrëshenit, 5 km nga rruga e Kombit.