Aksident për shkak të motit të keq, humb jetën futbollisti

114
Një aksident me makinë i ka kushtuar jetën futbollistit amerikan Justin Haystrand.
27-vjeçari i Peru State College po udhëtonte me shokun e tij i cili po ngiste makinën “Honda Accord” kur ndodhi aksidenti. Haystrand u transportua menjëherë me helikopter drejt spitalit por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Lajmi se ai kishte ndërruar jetë u dha ditën e hënë. Mësohet se shkak për aksidentin nuk ishte përdorimi alkoolit por kushtet e këqija të motit.
Justin Haystrand ishte një futbollist i talentuar dhe jo më kot një vit më parë u shpall si lojtari më i mirë i sezonit në ekipin e tij.