VIDEO/ Plagosja e trefishtë, FNSH blindon spitalin e Vlorës

573
Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur në spitalin Rajonal të Vlorës ku janë transportuar tre personat e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Ata janë Elis LLanaj 26 vjeç, Taulant Beqiri 28 vjeç dhe Gazmend Canaj 26 vjeç. Burime spitalore thanë se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Të shtënat u shënuar orët e vona të pasdites së sotme në zonën pranë Kishës Ortodokse, në lagjen “28 Nëntori”.
Burime policore thanë se sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, tre personat e plagosur kanë mbetur të plagosur në një shkëmbim zjarri.
Burime nga vendngjarja thanë se disa persona nisën të debatonin e më pas ndodhën të shtënat. Sipas banorëve të zonës, janë dëgjuar disa të shtëna.
Sigal