Aksident në zonën e plazhit në Durrës

106
Një aksident me pasojë vetëm dëme materiale ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës pranë vendit të njohur si “Rrota e Kuqe”. Në aksident janë përfshirë dy automjetet tip “BMW” dhe “Opel”. Shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Si pasojë, në rrugën ku ka ndodhur aksidenti është krijuar radhë e gjatë me makina deri në momentin që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore.