Aksident në Rinas, përplasen 8 automjete

476
Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën e Rinasit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se në aksident janë përfshirë 8 automjete. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo jo, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal