Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas gruan

67

A.Ç., 39 vjeçe, banuese në Vlorë, është aksidentuar në lagjen “24 Maji”, tek “rotondua e Çoles”, në rrugën Transballkanike, prej një mjeti.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, që është njoftuar për gruan e plagosur nga Spitalit Rajonal Vlorë, del se drejtuesi i mjetit, pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar.

Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk behën me dije.

Ajo ka marrë dëmtime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije burime spitalore.

Prej Policisë dhe grupit hetimor po punohet për kapjen e shtetasit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.