Aksident i rëndë në Pogradec, 40-vjeçarja gjendet e plagosur anës rrugës

473
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pogradec. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 05:20 të ditës së sotme policia është njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës” është gjetur e dëmtuar një shtetase rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.