Aksident i rëndë, në aksin Milot-Mamurras. Makina përplas për vdekje një person

105

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, këtë herë në aksin Milot-Mamurras.

Në këtë aksident mësohet se ka humbur jetën një person.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën si dhe shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve dyshohet se viktima është përplasur nga një automjet.