‘Ai erdhi për një shëtitje nga Shqipëria me dy kilogram hashash’

550
Zyrtarët e policisë greke kanë identifikuar një 22 vjeçar nga Shqipëria në orët e para të mëngjesit të së hënës në një zonë rurale në Kestrin.
Gjatë natës ai kaloi në zonën e pambikëqyrur të kufirit greko-shqiptar, ndërsa mbante një sasi hashashi në një pako që kishte me vete.
Policia zbuloi se i huaji 22-vjeçar ishte duke lëvizur në orët e para të mëngjesit në një zonë rurale në Kestrin të Thesprotisë.
Ai kishte kaluar në mënyrë të paligjshme në territorin grek, ndërsa në pakon që mbante u gjet kanabis i papërpunuar që peshon 2 kilogram e 36 gramë.
22-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për transport të drogës në Igumenicë, kjo i shtohet çështjeve të tjera të trafikut të drogës, si dhe hyrjen e paligjshme në vend, këto akuza e çojnë atë në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.
Sigal