Afrim Qëndro, drejtori i ARRSH u bën apel shoferëve: Kujdes në rrugët me ngrica!

449
Sigal

Afrim Qëndro, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore në disa zona të vendit priten reshje dëbore dhe temperaturat do të jenë shumë të ulëta. Afrim Qëndro: Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëron të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore. Rekomandohet që në Segmentin Librazhd – Korçë – Kapshticë, Korçë – Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës apo edhe me zinxhir, nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta. Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që kemi njoftuar, të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.