65-vjeçari mbyt me litar të dashurën dhe vetëvritet në Lushnjë

513
Një vajzë 29-vjeçare është gjetur e mbytur me litar në banesën e saj në Golem të Kavajës dhe dyshohet se autor i krimit është i dashuri i saj 65 vjeç, i cili ka vrarë veten në Lushnjë me armë zjarri. Policia bën me dije se Jonida Çanaku, u gjet e vdekur në apartamentin e katit të katërt të një pallati. Viktimës i janë gjetur edhe shenja dhune në trup.
Sipas policisë, e reja është vrarë nga shtetasi Sokrat Shani, 65 vjeç, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip TT. Shani ka lënë një copë letër, për të cilën nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, me përjashtim të adresës së shtpisë në Golem ku u gjet e reja.
“Nga kqyrja e vendit te ngjarjes, u vleresua situata dhe si pasojë e një hetimi profesional u gjet një letër ku shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës. Për këtë u bashkëpunua me Komisariatin e Policisë Kavajë dhe gjatë kontrollit të kësaj banese, në njërën nga dhomat e saj u gjet e vdekur dhe me shenja dhune shtetesja Jonida Çanaku 29 vjeçe, banuese në fshatin Kryekuq Divjake Shtepiake”, thuhet në deklaratën e policisë.
Sipas deklarimit të familjarëve, ajo ka dy ditë e larguar nga banesa dhe u ka thënë se do të shkonte te tezja.
Sigal