63 vjeçari tenton të përdhunojë 30 vjeçaren në taracat e fshatit

516
Një 63 vjeçar është vënë në pranga, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një grua 30 vite më të vogël. Shtetasi M.K., 63 vjeç, banues në fshatin Ngraçan, Mallakastër, është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një gruaje me iniciale E.K., 30 vjeçe.
Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar 63-vjeçarin, pasi ka tentuar të përdhunojë 30-vjeçaren në taracat e fshatit Nagraçan. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë
Sigal