613 kg kokainë në Durrës, avokatët apelojnë vendimin e Krimeve të Rënda

578
Avokatët e dy të arrestuarve për sasinë e 613 kilogramëve të kokainës në një kontenier në Durrës ankimojnë vendimin për masën e sigurisë të Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda.
Mbrojtja kërkon lirimin e tyre me argumentin se nuk ka prova që implikojnë klientët e tyre në trafikun e narkotikëve.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi me 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit.
Avokatët pretendojnë se klientët e tyre nuk kanë lidhje me lëndën narkotike. Avokati, Maks Haxhia, i cili mbronte në menaxherin Donado Lushaj tha pas seancës se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë, ndërsa për ceshtjen nuk kishte hetime të mëparshme.
Grupi hetimor zbuloi se grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbise Maltes e Italise. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkoqë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë.
Sigal