32 vjeçarja që po lufton me vdekjen, policia jep detajet e aksidentit në tunelin e Kalimashit

465
Policia ka dhënë zyrtarisht detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak minuta më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën dy plagosur, drejtuesja e mjetit, 32 vjeçarja me inicialet S.Gj dhe një shtetas nga Kosova, 32 vjeçar dhe me inicialet R.F.
Sipas policisë drejtuesja e mjetit, banuese në Mirditë ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa fatmirësisht për shtetasin nga Ferizaj i Kosovës situata paraqitet më e mirë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal