235 gjoba dhe dënime për shoferët në kryeqytet, ja shpjegimi i Policisë

478
Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.
Sigal

Rrugorët e kryeqytetit dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në rrugët e kryeqytetyt, ka evidentuar dhe konstatuar 235 mjete në shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rugore e kryeqytetit njofton se, ndaj pronarëve të mjeteve janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve ku edhe do të bëhet njoftimi zyrtar i tyre.

Në deklaratën e rrugorëve shkruhet se Policia është aty jo për të ndëshkuar por për të treguar rëndësinë që ka zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Deklarata e plotë:

Rrugorët e kryeqytetit dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, krahas masave për sigurimin e aktiviteteve masive, në kuadër të aplikimit të formave të ndryshme të kontrollit për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, po vijon çdo ditë patrullimet dhe monitorimet me shërbime që dokumentojnë shkeljet nëpër segmente rrugore dhe kryqëzime të ndryshme për të cilat plotësohen procesverbalet përkatëse për shkeljet e verifikuara nga agjentët verifikues në terren dhe më pas adresimin e tyre sipas adresave që përmban leja e qarkullimit të mjetit të konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të uniformuara dhe të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, në rrugët urbane të kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 235 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Të përdorësh rrugën sipas rregullit, gjeneron siguri për veten dhe të tjerët, Policia është aty, jo për të ndëshkuar, por për të treguar rëndësinë që ka zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.