Oficerit të Policisë së Tiranës i gjendet drogë e madhe në makinë

432
Një punonjës policie është duke u ndjekur nga ana e kolegëve të tij, pasi në makinën e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme droge.
Burime nga policia thanë se, polici është ndaluar në Fushë Krujë me një sasi të madhe droge. Polici ka braktisur makinën dhe është arratisur.
Punonjësi i policisë është një inspektor i Komisariatit numër 2 në Policinë e Tiranës.
Policia ishte vënë në ndjekje të policit gjatë natës.
Ai e ka braktisur makinën në Fushë Krujë dhe është arratisur.
Sigal