1800 punonjës të OSHEE-së në terren për riparimin e avarive, ja zonat pa drita

438
Sigal

Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë
angazhuar në terren për riparimin e avarive të energjisë elektrike si pasojë e
motit të keq. Sipas OSHEE në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur
probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët

Aktualisht, rajonet më të prekura nga
difektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit , i Durrësit, i Shkodrës
për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e
terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të
shpejtë në të gjithë vendin.

Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të
stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e
tyre në zona të thella malore.

Zonat qe jane pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë:, Qesarake
pjeserisht, Pjeserisht Sauk, Zona prane Ish Komb Misto Mame, Pjeserisht Zalle
Bastar, Tufine Pjeserisht, Pjeserisht Paskuqan.

Rajoni Durrës: Pjesa Perendimore Spitalle,
Pjeserisht Golem/Kavaje. .

Rajoni Elbasan: Lunik Pjeserisht;
Kodovjat Pjeserisht, Labinot pjeserisht.

Rajoni Berat: pjeserisht
Potom/Skrapar; Pjeserisht Roshnik/Berat.

Rajoni Fier: Pjeserisht Dukas,
Pjeserisht Pojan..
Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina); pjeserisht
Velcan/Korce.

Rajoni Gjirokaster: Pjeserisht
Zagori.

Rajoni Shkodër: Shengjin, Qelez,
Kelmend.

Rajoni Kukës: Pjeserisht Cernaleve,
Zaje, Pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Pjeserisht Cahan,
Surroj.

Rajoni Burrel: Zajse, Fushe Gjorme,
Pjeserisht Bardhaj, Pjeserisht Fan, Shupemze, Lagja 6 ne Lac.

Aktualisht energjia eshte kthyer ne nje
pjese te madhe te rajoneve dhe aboneteve. Duke u krahasuar me pikun e mungeses
se energjise, e cila ishte e lidhur me pikun e kohes se keqe ne dt 06.01.2016,
theksojme se eshte rithyer energjia tashme ne gati 82% fiderave te abonenteve.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me
energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë
në punë.