17 vjeçarja shqiptare: Më përdhunon xhaxhai, vjet tentova ti jap fund jetës…

599
Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është raportuar në median lokale në Chalkida të Greqisë nga një 17 vjeçare me origjinë shqiptare.
E mitura ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se xhaxhai i saj ka 7 vite që e përdhunon. Pavarësisht se në median lokale, identiteti i vajzës dhe autorit (xhaxhait) nuk është bërë publik, thuhet se e reja ka kallëzuar se një vit më parë ka tentuar të vrasë veten për të shpëtuar nga makthi të cilin e përjetonte prej 7 vitesh të gjata.
E mitura shqiptare ka treguar se përdhunohej në banesën e saj nga xhaxhai. Vetë i dyshuari ka mohuar akuzat e mbesës, ndësa gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për shqiptarin si dhe detyrimin për të mos u larguar nga Greqia.
Sigal