Vjollca Pasku/ Vdekja e pushtetarit

    332
    Sigal

    (skicë)

     Ai ishte shndërruar si një enë balte plasaritur pa vlerë, për tu hedhur në fundin e destinuar. Sot ai bënte udhëtimin final, me kostum e kollare të shtrenjtë, dhe qivurin luksoz të punuar enkas për një rast të tillë. Gjithmonë kishte fjetur në komoditetin më luksoz të kohës, tani ishte shtrirë brenda kontureve të ngushtë të arkivolit me dorezë floriri. Pigmenti i vdekjes i kishte përpirë të gjithë trupin me grerëzat e padukshme të dekompozimit. Nofullat e tij lidhur me fasho, qëndronin paska hapur, si një hon i mistershëm. Gjithë jetën e kishte shpenzuar duke qenë një nga idhujtarët e parasë. Për të ishte sakrilegj të ndihmonte apo të dhuronte. Vodhi, mashtroi, bëri qejf sa deshi. Ndihma, bamirësia, dhurimi ishin mëkat. Fitimi, ishte Zoti më i dashur i tij. Tani që dergjej i shtrirë nuk mund t’i bënte asnjë ofertë vdekjes. Ishte tërësisht nën pushtetin misterioz e të frikshëm. Impulset e frymëve që e kishin mallkuar, ishin ngritur deri në qiell. Ishte një pushtetar që kishte goditur me kamxhikun e padrejtësisë shumë jetë. Vet jetonte në një kullë të fildishtë përrallash, rrethuar me lule enigmatike, me shikim drejtë diellit. Këpucët kurrë nuk iu baltosën.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf