Vizat amerikane, rruga që ndiqet për bashkimin familjar

    1339
    Forumi në “Telegraf”/ Zyra konsullore e SHBA u përgjigjet qytetarëve për lotarinë amerikane dhe datat prioritare për intervistë
    1 – Për fituesit e Lotarisë Amerikane, kur del buletini i vizave dhe udhëzimet për personat që mund të kenë intervistën në tetor?
    Zyra konsullore: “Përshëndetje! Udhëzimet për të përzgjedhurit e Lotarisë i gjeni në faqen tonë të internetit: https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/. Ndërsa buletini i vizave të tetorit duhet të dalë nga mesi i muajit gusht”.

    2 – Mund të më tregoni nëse po vazhdon procesi i integrimit të vizave! Pasi ka kaluar shumë kohë dhe akoma data prioritare s’po lëviz?
    Zyra konsullore: “Siç edhe ju mund ta dini, Seksioni Konsullor nuk ka rol në ecurinë e datave prioritare. Kjo ecuri përcaktohet nga një formulë komplekse, bazuar në vizat imigruese të lëshuara gjatë vitit fiskal. Byroja konsullore duhet të lëshojë numrin e përcaktuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për çdo vit fiskal për secilën kategori vizash. Nëse p.sh. ky numër i lëshuar ka qenë i ulët deri në 6-mujorin e parë të vitit fiskal, Byroja Konsullore në Shtetet e Bashkuara mund të përparojë datat prioritare, në mënyrë që të lëshohen më shumë viza që të arrihet numri i përcaktuar nga Kongresi. Në mënyrë të ngjashme, nëse janë lëshuar më shumë numra vizash dhe po arrihet limiti i përcaktuar nga Kongresi, mund të ndodhë që të ketë kthim prapa të datave prioritare duke rezultuar në kohë më të gjatë pritjeje”.

    3 – Kam një ftesë nga një organizatë në Gjermani, të cilët organizojnë një udhëtim tre javor për shkëmbim eksperiencash në SHBA. Ju lutem, a mund të më thoni se për cilën kategori vize mund të aplikoj?
    Zyra konsullore: “Ne sugjerojmë që ju të konsultoheni me organizatën që ju ka bërë ftesë, pasi ata e dinë më mirë se në çfarë programi do të merrni pjesë ju”.

    4 – A do të ketë të përzgjedhur për lotarinë amerikane në shtator si raund të dytë?
    Zyra konsullore: “Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 2 maji 2017 deri më 30 shtator 2018”.

    5 – Jam i interesuar të di sa është përqindja e aprovimit të vizës për shqiptarët. Është më shumë apo më pak se 30%?
    Zyra konsullore: “Statistikat i gjeni tek https://travel.state.gov”.
    Emigrimi, vizat që përfitohen nga familja
    Dy kategoritë e grupeve të Vizave që Përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, specifikisht Akti i Imigracionit dhe Kombësisë (INA). Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, ndiqni hapat në Procesin e Vizë Emigruese në usvisas.state.gov. Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme.

    Vizat Imigruese Bazuar nё Familjare tё drejt pёr drejtё (Të Palimituarit): Këto lloje vizash bazohen nё njё lidhje të ngushtë familjare me njё qytetar Amerikan, qё përcaktohen si i afërm i drejtpёrdrejtё (Immediate Relative – IR). Numri i imigrantëve nё kёto kategori nuk kufizohet pёr secilin vit fiskal. Llojet e vizave bazuar nё tё afёrm tё menjёhershёm pёrfshijnё:

    IR-1: Bashkёshort/e e Qytetarit Amerikan;
    IR-2: Fёmijё nёn moshën 21 vjeç i Qytetarit Amerikan;
    IR-3: Jetim i birёsuar jashtё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
    IR-4: Jetim qё do tё birёsohet nё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
    IR-5: Prind i njё Qytetari Amerikan, i cili ёshtё tё paktёn 21 vjeç.

    Vizat Imigruese Bazuar nё Preferencёn Familjare (Të Limituarit): Kёto lloje vizash janё pёr lidhjet familjare mё specifike, mё tё largёta, me njё qytetar Amerikan dhe disa lidhje tё pёrcaktuara me Banorin e Pёrhershёm tё Ligjshёm (LPR). Pёr imigrantёt me preferencё familjare ekzistojnё kufizime numerike pёr çdo vit fiskal, tё cilёt tregohen nё fund tё çdo kategorie. Kategoritё e vizave imigruese bazuar nё preferencёn familjare janё:
    Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarëve Amerikanë dhe fëmijët e tyre, nё qoftë se kanë;

    Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenё, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tё banorëve të përhershëm tё ligjshëm. Të paktën 27 për qind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;

    Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarëve Amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
    Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët Amerikanë janë të paktën 21 vjeç.
    Shënim: Gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjehrri dhe vjehrra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.
    Sigal