Varfëria “troket” në portat e ekzilit, 7 vende të BE bëjnë gati “kazanët e supës” për 200 mijë shqiptarë

    421
    Bindja e shqiptarëve, se pas 23 qershorit 2013 do të kishte një tjetër normale jetë në planin social-ekonomik, nuk zgjati shumë. Tashmë, pas 19 muaj qeverisje, shqiptarët janë zhgënjyer si në aspektin e luftës kundër korrupsionit, të anulimit të koncesioneve dhe çuarjes përpara drejtësisë të ish-shtetarëve që kanë abuzuar. “Bashkëjetesa” edhe e “Rilindjes”, me të keqen social-ekonomike dhe me krimin e ish-pushtetit të përpara 23 qershorit 2013, ka krijuar si bindje definitive tek shqiptarët, se edhe shtetarët e rinj nuk kanë objeksion luftimin e krimit dhe korrupsionit, madje po i referohen atij si vazhdimësi normale. Në gazetën “Telegraf”, kanë ardhur këto ditë shumë informacione problematike, të cilët konfirmojnë zhgënjimin e shqiptarëve në krejt zonat e Shqipërisë. Vendet e BE, po njoftojnë se mijëra shqiptarë janë nisur drejt vendeve të “privilegjuara” të BE, për të kërkuar ekzil ekonomik, social e politikë, ndërsa vendet e BE vazhdojnë të kthejnë mijëra individë e familje, që me sakrifica dhe pagesa “të majme” po kalojnë dete e rrugë dhe po kërkojnë azil për të shpëtuar nga kriza ekonomike dhe papunësia shqiptare. Ndërsa shteti shqiptar, përballë paaftësisë së tij minimalisht për të “ushqyer popullin me bukë”, po luan rolin e pritjes së kthimit të tyre, ndërkohë që duhet të mendoj se përse po ikin shqiptarët. Fakti provon, se është rritur eksodi masiv i shqiptarëve në drejtim të 7 vendeve më të preferuara të BE, si Gjermani, Itali, Francë, Austri, Belegjikë, Holandë etj, me qëllim për të kërkuar azil politik. Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ka shtuar masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar, por kjo nuk e ka ndalur dot azilin që e ka emrin “punë dhe bukë” e cila në Shqipëri vazhdon të mungojë, ndërkohë që Shqipëria dhe pushteti për shtetarët ministra, deputetë, prefektë, kryebashkiakë e drejtorë është kthyer në… parajsë nepotike! Sipas lajmit nga Ministria e Brendshme, vetëm në 72 orët e fundit, u është refuzuar e drejta e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shqiptarëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Përballë këtij bllokimi “rilindës” të shqiptarëve në kërkim të “bukës së gojës, qetësisë dhe sigurisë së jetës” jashtë Shqipërisë, shqiptarët e braktisur kanë menduar zgjidhjë të tjera, të cilat sot po i publikon gazeta “Telegraf”.
    1. Dyndje në QKR, 3457 kërkesa për mbyllje biznesesh të falimentuara
    Dje ishim në QKR Tiranë, për vëzhguar një rifreskim aplikim biznesi. Në zyrat e QKR, kishte dyndje aplikuesish. Menduam, se ky fluks kishte lidhje me kërkesat për të hapur biznese të reja! Por, në fakt ishte e kundërta. Ata që kishin krijuar rradhën e madhe në zyrat e QKR, kërkonin të mbyllnin bizesnet për motive… falimentimi. Nuk kishin asnjë mundësi për të vazhduar më tej aktivitetin, mbasi nuk kishin shitje, nuk kishin kërkesa për shërbim dhe detyrimisht, muk kishin më prodhim. Edhe QKR ishte aq e ngarkaur në Tiranë, sa nuk mund të përballonte dot fluksin e kërkesave për mbyllje të bizneseve, aq sa siç na tha biznesmeni GJ. Bano, rradha e gjatë e pritjes e kishte detyruar të paguante rushfet për të mbyllur biznesin! Kjo po ndodh realisht në të 12 qarqet e Shqipërisë dhe numri i biznesve që kane zënë rradhën në zyrat e QKR, për të mbyllur bizneset e falimentuara e të sulmuara nga monopolet e shtetarëve, ka arritur në 3457 subjekte, të cilët kanë paraqitur kërkesë për mbyllje. Qarqet më të mngaruar me këto këkresa janë Korça, Fieri, Shkodra, Vlora, Lezha, Elbasani. Pse? Përgjigje është fakti, që ekonominë shqiptare e ka mbërthyer “për fyti” kriza e brendshme, mbasi nuk ka asnjë projekt, asnjë plan kombëtar rehabilitimi e zhvillimi ekonomik. Të vetmit që po bëjnë ekonomi në Shqipëri, janë nja 7-8 ministra, nja 15-20 deputetë dhe një “lukuni” drejtorësh “zarbo” që po vjedhin “ashiqare” taksat, tenderët dhe fondet publike, duke përdorur postet e tyre prej shtetarësh! 
    2. Romët i kthehen shkollës, jo sipas projekteve të Veliajt, por për të mësuar gjuhën për azil
    Dje, na erdhi një informacion, që romët e Korçës, me lekët që kanë fituar nga shitjet e leckave në firmat “Gabi” dhe të ardhurat nga koshat e plehrave, kanë vendosur t’i rikthehen shkollimit! Ky reflektim social e kulturor i romëve të Korçës ka ardhur pas zhgënjimit që ata kanë pësuar nga premtimet e zv/kryeministrit Niko Peleshi, i cili u premtoi se do t’u krijonte “jetë luksoze”. Por kjo nuk ka ndodhur, mbasi Peleshi krijoji luksin e tij dhe i la romët e Korçës e të gjithë Shqipërisë në tregjet e “Gabit” dhe kazanet e plehrave! Ndaj dhe dyndja e romëve të Korçës drejt kurseve të analfabetizmit, nuk ka asnjë lidhje me dëshrën e tyre për të mësuar “shkrim e këndim” për karrierë, por me synimin për të dhënë përgjigje në vendet e BE ku do të shkojnë si emigrantëë! Ata i janë futur “shkollës”, për të mësuar gjuhë të huaja, kryesisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht e italisht, me synimin për t’u përgatitur për… emigracion jashtë Shqipërisë! Romët që kanë ikur në 3 muajt e fundit jashtë Shqiëprisë, në këkrim të një jete më të mirë, kanë njoftuar të afërmit në Shqipëri, se dueht të dinë gjuhën që të pranohen si azilantë! Sipas burimeve tona të informacionit, zv/kryeministri Peleshi ka dhënë urfhër që të ndalohet ikja e 15 mijë romëve nga Korça deri pas zgehdjeve lokale, mbasi i konsideron humbje votash, të cilat i ka përdorur edhe gajtë marrjes së madatit të tij si ish-kryevasghakiak i Korçs me thasë miell dhe pretime për “jetë luksoze”. 
    ——————-
    Varfëria “aplikon” 35 mijë kërkesa për pasaporta, Posta nuk ka kupona, pagesat jepen me tollona si të “Sudes”
    Sipas informacioneve tona, në 12 drejtorutë e policsë të qareve të Shqipqrisë, ka flusak këkressh për pasaporta. Nuk ka ndodhur asnjëherëe, që në 3 muajt e fundit të ketë pasur 35 mijë e 456 aplimkime për pasaporta biometrike, aq sa po paguhen edhe ryshfete tek “shefat” e policisë për të nxjerr sa më shoejt pasaportat. Sipas informacionit tonë, në Korçë janë 7 mijë e 120 këresa për pasaporta, në Fier janë 3579 kërkesa, në Durrës janë 6890 kërkesa, në elbasan janë 3129 kërkesa, në Vlorë janë 9240 këresa. Këto këkresa nuk janë bërë prej shttearëge lokalë, por prej atyre që janë zhdfënjyer prej s shtarrëev e politikanëve, të cilët këkrojn të largohen një orë e më prë ngaq Shëiëepria nga vendi ku poltika e konsideron “pornë pirvate’. 
    ————————- 
    Lajmi/ 7 vende të BE, po bëjnë gati “kazanët e supës” për 200 mijë emigrantë shqiptarë
    Sipas burimeve të shërbimeve sekrete, gazeta telegraf ka informacion, se 200 mijë shqiptarë janë bërë gati të larohen nga Shqpëria në këkrim të bukës dhe ejtës së sigurtë. Edhe pse shteti shqiptar po këkron ga vendet e Br që shqiptarët e kiu të rikthehen, shqiptarër po vazhdojnë trë largohen pasivisht. Sipas burieve tona nga selia e BE, janë 7 vende të BE, kryesisht Gjermania, Itala. Franca, Spanja, Austria, Holanda, Belgjika, të cilët duke njohur realitetin shqiptarë, kanë marrë masat dhe po bëjnë gati “kazanët e supës” për të pritur dhe trajtuar 200 mijë shqiptarë që do të shkojnë drejt tyre në këkrim të “bukës” dhe sifurisë për jetën e të ardhmen e fëmijëve që nuk po gjejnë prej 25 vitesh në Shqiëpri. 
    Sigal