Universiteti i Arteve, regjistrimi për konkursin e pranimit në datat 12-18 gusht

    367
    Maturantët që dëshirojnë të vijojnë studimet në Universitetin e Arteve, në Universitetin e Sporteve si dhe në disa programe studimi në Universitetin e Durrësit duhet që t’i nënshtrohen konkursit të pranimit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, regjistrimi i kandidatëve nis nga data 12 gusht deri në datë 18 gusht. Ndërkohë që datat e konkursit të pranimit janë të ndryshme për secilin program studimi, por fillojnë në datë 19 gusht te Sportet dhe mbyllen në 29 gusht tek Universiteti i Arteve. Tarifa e regjistrimit për të hyrë në konkursin e pranimit është 5 mijë lekë.

    REGJISTRIMI &DOKUMENTET 
    Regjistrimi i kandidatëve për konkurset e pranimit bëhet pranë sekretarive të fakulteteve të universiteteve ku do garojnë nga data 12.08.2015 deri në orën 12:00 të datës 18.08.2015. Veprimet e regjistrimit në ditët e tjera kryhen nga ora 8:30 deri në orën 18:00. Regjistrimi i kandidatëve bëhet duke u bazuar në listën e sjellë nga AKP, pranë MAS, për të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularin A2. Sipas udhëzimit të MAS, AKP brenda datës 10 gusht duhet të dorëzojë pranë universiteteve përkatëse listën e maturantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit që janë me konkurs pranimi. Regjistrimi i kandidatëve për konkurset në fakultetet e UART bëhet sipas këtyre dokumenteve: fotokopje e letërnjoftimit ID, fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar, tarifa e regjistrimit prej 5 mijë lekësh. Ndërkohë që tek Universiteti i Sporteve, veç tyre duhet edhe formulari i kartelës mjekësore, i plotësuar me firmë dhe vulë tek mjekët përkatës. Komisioni Mjekoligjor me tri firma dhe vula si dhe bashkëngjitur këtij formulari, edhe EKG e zemrës.

    KONKURSI &KRITERET
    Pranimet në të gjitha programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë në Universitetin e Arteve për vitin akademik 2015-2016 do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit, të organizuar nga tri fakultetet e këtij universiteti. Kandidatët të cilët konkurrojnë për një program studimi në vitin akademik 2015-2016, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në, fakultetet e Universitetit të Arteve, kriteri i veçantë është: vlerësimi për shkollën e mesme llogaritet në masën 30%, (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe të gjitha provimeve të Maturës Shtetërore) dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%. Pikët maksimale që mund të fitojë një kandidat në konkurrim në një program studimi në vitin akademik 2015-2016, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në Fakultetet e Universitetit të Arteve janë 240. Por sipas udhëzimit të MAS, kandidati që nuk arrin të fitojë pikët minimale, 60, në programin e studimit për të cilin konkurron, nuk fiton të drejtën e studimit. Konkurset e pranimit për në Fakultetet e Universitetit të Arteve zhvillohen nga data 26 gusht deri në datën 29 gusht 2015, në ambientet e fakulteteve. Hyrja e konkurrentëve do të lejohet vetëm nga hyrja kryesore e Universitetit të Arteve (sheshi “Nënë Tereza”). Konkursi i pranimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës do të zhvillohet në periudhën 19- 27 gusht 2015, i Universiteti të Arteve në datat 26-29 gusht 2015, në Durrës në datat 19-21 gusht 2015, ndërsa në Universitetin e Shkodrës dhe Elbasanit konkursi i pranimit për programin e studimit Edukim Fizik dhe Sporte do zhvillohet në datat 19-24 gusht 2015.
    Sigal