Universitetet, MAS publikon pikët e maturantëve për 10 degët e zgjedhura

    424
    Agjencia Kombëtare e Provimeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka publikuar Librin e Transparencës për maturantët që konkurrojnë për në universitet këtë vit. Në Librin e Transparencës janë shpallur pikët që kanë maturantët për 10 degët që kanë zgjedhur. Pas plotësimit të formularit A2, ku aplikuan rreth 29 mijë kandidatë, tashmë MAS ka publikuar dhe pikët, me të cilat ata do të konkurrojnë në universitet. Gjithashtu, maturantët do të gjejnë në Librin e Transparencës edhe notat dhe koeficientet mbi të cilat janë llogaritur pikët. Nëse vërejnë gabime, çdo kandidatë mund të kërkojë rishikimin e tyre, por renditja e degëve nuk mund të ndryshojë. Me mbylljen e kësaj faze do të publikohen fituesit paraprak në Universitete, që pritet të shpallen deri në datën 5 shtator.
    Sigal