Mëngjesi televiziv e ka emrin “Dita e re”

714
Gerti Çarçani: Në tv dua të bëj atë që bindem se e realizoj më mirë dhe pa sforcim

“Dita e Re” për çdo shqiptar, fillon nga emisioni juaj në Ora News. Mund të na shpjegoni ku qëndron sekreti i suksesit të punës tuaj?

– Një emision “Dite e re”, i cili vjen për të gjithë shqiptarët çdo mëngjes. Një sezon që bën zgjimin dhe është afër shikuesit me tematika të shumta. Nuk mund të them që ka një sekret të veçantë, thjesht një përkushtim konstant për një zgjim simpatik, le të themi…

Përse ju zgjodhët emisionin e mëngjesit “ Dita e Re”?

Me formatin e transmetimeve të mëngjesit edhe jam marrë me parë. Drejtuesit panë të arsyeshme që të operoj sërish me mëngjesin çdo ditë, edhe pse që në fillim të këtij sezoni nga tetori i vitit të kaluara u impenjova me “Ditë e re” weekend. Për të shtunën dhe te dielën ndryshe, sërish afër shikuesve. Mesa duket më tërheq steka nga mëngjesi, edhe pse do të preferoja edhe një hapësirë mbrëmjeje…

Çfarë e bën të veçantë emisionin tuaj “Dita e Re”, nga emisionet e tjera konkurruese televizive?

Secili format konkurrent ka fizionominë dhe idenë e tij. Nuk para kam dëshirë të vë nota, apo të bëj përcaktime, por mund të them që shikuesi vlerëson vetë edhe kohën e tij të mëngjesit ku është. Dhe për këtë, ata nuk mungojnë çdo mëngjes. Megjithatë, mes shumë alternativash gjithmonë mirë është.

Si e përzgjidhni tematikën e emisionit?

Tematika e emisionit vjen edhe në bazë të aktualitetit të ditës, mbi ngjarjet e ndryshme që ka dita dhe që kërkojnë një trajtim edhe në hapësirën e kafes së shpejtë në mëngjes. Tendenca është më shumë te pjesa sociale, te shqetësimet e njerëzve që hasin në përditshmërinë e tyre, natyrisht duke prekur në biseda jo të gjata, por të mjaftueshme për një mëngjes të shpejtë…

Ju keni mundur të realizoni atë që emisionet e tjera televizive e kanë sëmundjen e pashërueshme: Larminë dhe të renë, ku çdo emision juaji është i ndryshëm nga i mëparshmi. Si e keni mundësuar këtë?

Natyrisht që çdo emision ka natyrën e tij të ndryshme nga i mëparshmi, apo pasardhësi. Që tek paneli, te temat, hapësirat muzikore, të kuici që nuk mungon, apo edhe te lidhjet direkte. Kur dalim përtej studios zgjeron më shumë gamën e informacionit, por edhe trajtimit të tematikave. Mundësitë teknike të Ora Neës mundësojnë maksimalisht edhe operimin për t’u lidhur me metropolet kryesore të Shqipërisë.

Më 21 qershor 2015 Ora Neës triumfoi me sondazhet e IPR Marketing duke qenë fituesi i mediatik i zgjedhjeve. Këto suksese çfarë dëshmojnë për Ora Neës?

IPR Marketing konfirmoi edhe një herë saktësinë dhe besueshmërinë në exit-pollet e tij, por edhe në sondazhet parazgjedhore. Për të disatën herë edhe këtë radhë në zgjedhjet lokale kredibiliteti u konfirmua. Një mision që u reflektua edhe te pasqyrimi i gazetarëve, pikërisht paanshmëria dhe raportimi realisht për atë që ndodhi në terren. Një tjetër mision i fituar dhe i gjithë pranuar

Nga fillon puna për të ndërtuar një emision të ri?
 Janë shumë komponentë. Nuk dua të futem në orientim profesional tani, por për lexuesin mund t’iu them se boshti i emisionit, të ftuarit, skenografia, stafi bashkëpunues, moderatorët dhe regjia natyrisht që janë lojtarët kryesorë për një program që kërkon të marrë afër vetes audiencën e tij. Por, unë në kaq vite pune i mëshoj faktit që: Një program të mirë e bën një panel i mirë, përpos moderatorit…

Ju vetë kë kriter vlerësimi keni për punën tuaj?

Shpesh observuesit e saktë të audiencës mund të orientojnë edhe shijet e shikuesve, por realisht mendoj që çdo gjë vendoset dhe praktikohet mbi bazën e asaj që kërkon audienca në orare dhe ditë të ndryshme. Nëse i referoheni faktit për kriter matësi audience, ai është një tjetër problem, që në Shqipëri nuk është ende i stabilizuar fiks, por vetëm me operime private audience dhe jo të plota. Ha debat si çështje, për sa kohë mungon një SHARE i plotë dhe i rregullt televiziv.

Treguat në pak kohë, që përveç një moderator emisioni sportive, jeni edhe një moderator po kaq i suksesshëm i emisionit të mëngjesit. Cili ju shkon juve më për shtat?
Më pëlqen edhe operimi në formën e një XHOLI në ekran. Në kuptimin e ingranimit në çdo fushë. Me moderimin në sport merrem prej 16 vitesh me një format që tanimë ka shtratin dhe audiencën e tij garant. Sepse vitet bëjnë të tyren dhe nuk mund t’i injorosh dot. Ndërsa pjesa tjetër kërkon kohën e saj, por që gjithsesi çdo impenjim ditor është një përvojë më vete me të gjitha rrethanat që hasesh dhe që duhet ti japësh zgjidhje pa reflektuar asgjë kur del në publik.
Çfarë i jepni ju ekranit të TV nga vetvetja dhe çfarë ju jep juve televizioni?
Natyrisht që nga ekrani merr shumë. Por njëherësh edhe prodhon imazh dhe gjen veten te publiku, në një mënyrë ose tjetër. Me statusin e personit publik je në një farë mënyre i privuar në shumë ambiente, por mbi të gjitha gjykoj se duhet të prodhosh me shumë thjeshtësi në jetën e përditshme, po aq sa u drejtohesh atyre nëpërmjet ekranit.
Si do ta përcaktonit suksesin e një moderatori televiziv?
Te grinta, te paneli, te komunikimi me publikun, përtej klisheve që prodhojnë ndonjëherë edhe mos kontroll të euforisë. Te aspekti profesional mbi të cilin operon me panelin e ftuar. Ka një sërë faktorësh. Ai që vlerëson menjëherë dhe shumë saktë është vetëm shikuesi.
Çfarë tjetër do t’ju pëlqenit të bënit në tv? E keni pyetur vetveten, apo keni provuar të bëni?
TV të ofron shumë hapësirë për të operuar. Çfarë do të desha të bëja më shumë? Atë që mendoj se do të bindesha se mund ta bëja mirë dhe pa sforcim. Ndoshta një format ndryshe të një show sportiv, por edhe një hapësirë TV në mbrëmje do të fuste në një tjetër ingranazh impenjimi. Natyrisht, pa harruar kurrsesi të debatoj me Ëngjëllin çdo pasdite edhe për titujt e “Telegraf”…
Stela Kotri: Për mua fama nuk është sukses, por trampolinë që të rrezikon
Stela Kotri është bashkëmoderatorja e emisionit të mëngjezit “Dita e Re” në televizionin Ora Neës, së bashku me moderatorin Gerti Çarçani, një emision i cili në pak kohë, ka fituar simpatinë e shikuesve dhe ndiqet shumë. Në intervistën për gazetën “Telegraf” Stela rrëfën sekretet e saj, ëndrrat që kishte për t’u bërë njeriu i televizionit, vështirësitë, konkurencat, zilitë, sepse, siç pohon Stela, jo gjithmonë meritokracia është kriter vlerësimi në punë. Dhe Stela pohon me krenari se që të arrijë suksesin në këtë punë, meritën ia njeh vetvetes së saj, sakrificave që ka bërë, ngaqë ka dashuruar këtë profesion, pasi fama nuk është suksesi, por një trampolinë, nga e cila mund të rrezikohesh nga çasti në çast. 

Zonjushë Stela, tashmë “Dita e Re” për çdo shqiptar, fillon nga emisioni juaj në Ora Neës. Mund të na shpjegoni ku qëndron sekreti i suksesit të punës tuaj?

– Së pari, është kënaqësi ky konstatim i juaji, sepse fundja qëllimi ky ka qenë që në fillim, me emisionin tonë të mbërrijmë në shtëpinë e çdo shqipëtari, duke i dhënë përgjigjet e munguara çdo problematike që ata i shqetëson. Por nuk ka një çelës suksesi, pasi unë besoj se përpjekja që ne bëjmë çdo ditë për të sjellë brenda formatit tonë jetën aktuale në Shqipëri me të bukurat dhe problematikat e veta, është vetë arritja më e madhe, sepse shqiptarët kanë dhe gjithmonë do të kenë nevojë për një dritare, ku e vërteta të diskutohet me transparencë, ashtu siç dhe ata e shohin çdo ditë.

Më 21 qershor 2015 Ora Neës triumfoi me sondazhet e IPR Marketing duke qënë fituesi i mediatik i zgjedhjeve. Këto suksese çfarë dëshmojnë për Ora Neës? 

– Për një ekran si Ora Neës që është përpjekur dhe ka dhënë maksimumin për të qenë në koherencë të plotë me lajmin në çdo ditë të punes së saj. Sigurisht edhe suksesi në këto ditë të rëndësishme zgjedhjesh, ku e vërteta pa ndikime apo ngjyrosje politike, parapriu me sondazhin e IPR marketing, të gjitha rezultatet që më pas u konfirmuan edhe nga rezultatet zyrtare, padiskutim që është një sukses i madh dhe një besim më i fortë për të vazhduar më tej.
– Përse ju zgjodhët emisionin e mëngjezit “ Dita e Re”? 

– Në fakt emisioni “ Ditë e re” më zgjodhi mua. Më mori peng nga “One morning” në Channel One…,dmth brënda familjes bëra një lëvizje të shpejtë.

– Çfarë e bën të veçantë emisionin tuaj “Dita e Re”, nga emisionet e tjera konkuruese televizive? 

– Këtë besoj se më mirë mund ta përcaktoj publiku që zgjedh të zgjohet me ne…Por një gjë është e sigurtë, se ne mundohemi që ta sjellim mëngjesin sa më të këndshëm, spontan, të lëhtë…Pasi populli thotë që dielli duket që në mëngjes dhe ne duam të jemi rreze që të shijojnë e jo që të bëzdisin për ta pirë siç duhet kafen e mëngjesit. 

– Si e përzgjidhni tematikën e emisionit? 

– Gjithmonë bazuar mbi shqetësimet dhe ngjarjet e aktualitetit….një problem i ditës kthehet në argumentin kryesor në emisionin tonë.

Ju keni mundur të realizoni atë që emisionet e tjera televizive e kanë sëmundjen e pashërueshme: Larminë dhe të renë, ku çdo emision juaji është i ndryshëm nga i mëparshmi. Si e keni munësuar këtë?

– Të renë po të duash mund ta kapësh shumë shpejt në ditët e sotme, sepse vet shpejtësia e botës elektronike ta sjell atë në kohë rekord…Por aftësia më e madhe është nëse arrin të krijosh larmishmërinë, ta ofrosh bukur atë dhe ne mundohemi ta sjellim nga pak çdo ditë …Shpresoj t’ja kemi arritur vërtet.
– Përse ju pëlqen kjo puna, moderator e emisionit televiziv? Çfarë ju jep juve?

– Unë jam një njeri që së pari vlerësoj përpjekjen dhe pastaj arritjen…Të arrish atë që do dhe meriton ndonjëherë është edhe e pamundur, sepse fatkqësisht vlerësimi i meritokracisë ka ndryshuar standartet në ditët e sotme. Kështu që unë meritën kryesore ja adresoj absolutisht vetes dhe përpjekjeve të palodhshme që kam bërë dhe vazhdoj të bëj në këtë profesion. Kjo punë ka qenë ëndërra ime e fëmijërisë, angazhimi i palimit në adoleshencë dhe sot profesioni i jetës simë, kështu që asgjë nuk më ka ardhur rastësisht. 

– Nga se keni frikë, që nuk duhet të bëni, si moderatore? 

– Shumë kush kërkon të bëhet moderatore në emision televiziv, vetëm e vetëm për famën që fiton nëpërmjet televizionit. 

Kjo ndjesi ju ka trazuar edhe juve? Të jesh e suksesshme në punën që bën, është e barazvleshme me të qënit e famshme? 

– Frikë nuk kam, sepse e kam të qartë se në ç’rrugë dua të ecë dhe se çfarë dua të bëj. Por ajo që më trishton në çdo hap eksperience është të shoh se si servilizmi dhe hipokrizia pavarësisht aftësisë ka filluar të fitoj mbi meritokracinë… Dhe fatkqësisht hapësira profesionale, ku unë po jetoj po e përqafon çdo ditë e më shumë…Megjithatë, unë, që herët në adoleshencë, kam patur fatin të drejtoja emisione televizive dhe përgjatë gjithë këtyre viteve kam provuar disa ,por të gjitha i kam shijuar, i kam marrë më të mirën dhe kam pas vetëm një qëllim…Të marr kënaqësi nga puna që bëj, sepse kjo përkthehet në sukses…Pasi, për mua fama nuk është sukses, por një trampolinë, e cila mund të të rrezikojë nga çasti në çast…

– Cilat cilësi, të bëjnë të suksesshme në punën tuaj, si moderatore emisionesh televizive? Mjafton talenti? 

– Është e vërtetë që një moderatore ka disa cilësi, për të cilat disa e duan shumë, ndërsa disa të tjerë jo…Por e mirë apo e keqe unë kam zgjedhur dhe kam dashur që përballë publikut të reflektoj sa më shumë të mundem dashamirësinë, buzëqeshjen që nuk e kursej dhe mbi të gjitha profesionalizmin që besoj se është arma e fortë për të vazhduar në këtë profesion. Dhe të gjitha këto kurrsesi nuk mund të mjaftohen vetëm më talentin, sigurisht ai është më i rëndësishmi, por gjithmonë nëse shoqërohet cilësisht me punë të vazhdueshme, sepse profesioni në media nuk ka një kulm, të cilin e arrin dhe aty përfundon, por ka suksese që duhet të pasojnë njëra tjetrën.

– Është e njëjta gjë, të kesh personalitet si moderatore emisioni televiziv me personalitetin që gëzon edhe përtej dritave të studios televizive? 

– Në fakt një emision televiziv kërkon që ti t’i përshtatesh, qoftë në format, qoftë edhe në personalitetin që ai kërkon të përfaqësosh, por gjithsesi është e pamundur të jesh një tjetër njeri. Sigurisht mund t’i përmbushësh standartet që kërkon formati shumë mirë, por gjithmonë ka diçka që karakterizon origjinalitetin tënd. Të paktën, parë në këndvështrimin personal, di të them që unë nuk mund të mos jem unë, sepse një pjesë e asaj që duket në ekran nga natyra ime është ajo që unë jam dhe në të përditshmen time, sepse besoj se një njeri arrin të duhet nga publiku kur shet atë që është dhe jo një fasadë e cila për një çast ka rriskun të të rrëzojë menjëherë.
Sigal