Trendafile Vishaj/ NË ISHULL…

    362
    Sigal

    Ajo ishte një vajzë eshtake, e bërë futë e zezë nga dielli. Mollëzat e faqeve i rrinin gjithnjë të kuqe, ndërsa sytë e zinj i shkreptinin. Sa herë vinte në mbrëmje nga plazhi, Lale, lahej në dush dhe dilte në sallon duke kërcyer. Hidhte ndonjë vështrim fshehurazi nga unë dhe plasej në njërën prej karrigeve me qeset e patatinave në prehër. Kur e pashë për herë të parë në Ishull, më ngjau se prej saj më kishte ndarë vetëm një gardh i pakuptimtë dhe që nuk dukej. Herë mendoja se unë e ajo jetonim nën të njëjtën çati, por në dy kthina të ndryshme ku vetëm rastësia mund të na bënte bashkë me njëra-tjetrën. Kishte të njëjtën ngjyrë lëkure. Të njëjtat dhimbje që trazonin Ishullin. As vetë nuk e kuptova përse e desha aq shumë Lalen që kur e pashë duke ecur me ato këmbët e holla dhe gishtat e zbardhur nga uji që protestonin në shapkat plastike. Kishte gjithnjë ndërroje, edhe pse nga natyra ishte çapkëne. Përtej vështrimit të saj kishte revoltë dhe lutje.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf