Mimoza AGALLIU/ Diversitet ndjenje…

    385
    Sigal

    Ashtu si Hëna, që lind e shuhet në udhëtimin e saj përtej reve, edhe pulset e zemrës fillojnë aritminë e mungesës së dashurisë. Vjen një moment, kur ti i ke thënë të gjitha dhe aty fillon disfata. Cili është problem?! Ai apo ajo?! Askush, përveç faktit, që njeriu nuk duhet të lodhet së dashuri …..Po, po ndodh edhe kështu… Ti e largon vete atë, e shtyn për tutje, sa për të qëndruar pak vetëm në meditimet e tua. Gjen njëmijë e një arsye, që t’i fshihesh, pa menduar që rrezikon ta humbasësh. Ka shumë “viktima”, mes gjetjes e mosgjetjes përsëri , të asaj që ti e quajte çast të “tepërt”. Fillon dhe gjen njëmijë e një arsye, për ta vrarë me fjali të egra, të ashpra, duke e goditur pa mëshirë…Ajo fillon e zbehet, duke marrë plagët , që ti i krijove vetë, për të kënaqur egon tënde… Mundohesh të gjesh parajsën tënde, në mijëra copa emocionesh të shpërndara nëpër vendet , ku shkel, por pa arritur ta arkitekturosh një të tërë, zemër të vërtetë… Se një gjysmë, nuk mund të quhet një e vetme. Kur retë fillojnë të lëvizin me shpejtësi në qiell, trupi të futet mes tyre dhe rrokulliset në mijëra dritë yje larg. Shikon sesi ndjenjat copëzohen në grimca të imta, duke formatizuar lotin e nxehtë..

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf