Totozani: Vlerësojmë ngritjen e Këshillit Kombëtar për shoqatat civile

    307
    Komisioni Parlamentar për Çështjet Sociale ka sot në rend të ditës dëgjesat për ngritjen e Këshillit Kombëtar për shoqatat civile. Në komision është i pranishëm edhe Avokati i Popullit i cili vlerësoi ngritjen e Këshillit Kombëtar duke theksuar se ai duhet të funksionojë i pavarur nga qeveria. “Vlerësojmë ngritjen e Këshillit Kombëtar për shoqatat civile. Do të rrisë komunikimin mes shoqatave civile dhe qeverisë. Ky këshill të funksionojë i pavarur nga qeveria dhe të ketë sekretariat teknik të pavarur. Të mbahen në konsideratë modelet e vendeve të huaja. Këshilli të bëjë publike aktivitetet, rekomandimet në një faqe web të tijën. 

    Në krye të mos ketë përfaqësues nga qeveria, të jetë nga shoqëria civile i zgjedhur prej tyre. Përbërja të jetë me përfaqësues vetëm nga shoqëria civile, të tjerët të jenë vetëm në rolin e vëzhguesve. Nevojiten ambiente dhe buxhet të caktuar. Nga studimi shohim me vend të përfaqësohen gjerësisht gjithë rajonet e Shqipërisë. Këshilli të ketë në fokus edhe të drejtat e njeriut. Ky këshill të punojë i qetë nga çdo aspekt”, ka thënë Totozani.
    Sigal