Gjendet një trup i pa jetë në Shkodër, dyshohet për peshkatarin e zhdukur

445
Policia e Shkodrës gjen një trup pa jetë i cili dyshohet të jetë peshkatari Hyqmet Shatza i cili u mbyt disa ditë më parë në lumin Buna. Një ditë më parë familja e peshkatarit kishte bërë apel për ndihmë ndaj instancave përkatëse. Menjëherë policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje ndërsa pritet të indetifikohet trupi i pajetë. “Trupin e kemi kërkuar vetë.Shteti nuk na përfill sepse jemi romë. Kemi shkuar në polici, por na mbajnë me fjalë. Shteti të rinisë kërkimet për gjetjen e trupit”, ky është apeli i familjarëve të peshkatari të mbytur.
Një varkë peshkimi është mbytur mbrëmjen 21 tetorit rreth orës 20:20 në Lumin Buna. Ngjarja ka ndodhur pranë ishullit të Dailanit në bregun e lumit Buna. Në varkën e mbytur gjendeshin dy pershkatarë, ku njëri prej tyre është mbytur, ndërsa një tjetër ka arritur të shpëtojë. Pershkatari i mbytur është Hyqmet Shatza, 50 vjeç ndërsa peshkatari që arriti të dilte me not në breg është Isuf Vejuka, 60 vjeç. 
Sigal