Thaçi dhe Engel me deklaratë të përbashkët për Haradinajn: Franca ta kthejë urgjentisht në shtëpi

491
Sigal

Presidenti Hashim Thaçi
ka takuar Kongresmenin Eliot Engel gjatë qëndrimit në SHBA. Me të kanë bërë një
deklaratë të përbashkët për lirimin e Haradinajt duke akuzuar Serbinë se po
abuzon me Interpolin.

Thaçi dhe Engel po
ashtu kanë kërkuar nga Franca që ta procesojë shpejt rastin e Haradinajt në
mënyrë që lideri i AAK’së të kthehet sa më parë në shtëpi. Kjo është deklarata
e plotë.

“Ne besojmë se abuzimi
nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në
arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që
urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa
më pare”.

Sipas tyre Shtetet e
Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për
shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. “Procesi i anëtarësimit të Serbisë në
BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për
të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”.

“Gjithashtu, Shtetet e
Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të
dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive”.