Takim përshëndetës Veseli-Jacobson

470
Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pati një takim përshëndetës me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Veseli tha se ajo po largohet për në detyrën e saj të re, duke lënë prapa një kontribut shumë të çmuar në proceset e përparimit të vendit tonë. “Unë e falënderova znj.Jacobson për kontributin e saj, ndërsa ajo më premtoi se do të mbetet një mike e përhershme e Kosovës, ashtu siç janë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, Veseli.
Sigal